
Kryeministri Edi Rama gjatëfjalës së tij në Asamblenë e Përgjithsme të Kmbeve të Bashkuara ka folur për agresionin rus në Ukrainë dhe situatën që është krijuar jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën si pasojë e luftës.
Në fjalën e tij, Rama tha se agresioni i Moskës është një sulm brutal ndaj drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj.
“Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.
Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.”, tha Rama.