Rama njofton rritjen e pagave të punonjësve të sistemit të sigurisë: Përfitojnë mbi 12 mijë punonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama njofton rritjen e pagave të punonjësve të sistemit të sigurisë: Përfitojnë mbi 12 mijë punonjës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e pagave për punonjësit e sistemit të sigurisë në vend, si pjesë e programit të reformës së pagave.

 

Fillimisht ai prezantoi rritjen e pagave për punonjësit në Policinë e Shtetit.

 

Advertisement

“Punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, oficerët, në të gjithë sistemin e sigurisë, përfshirë edhe sistemin e burgjeve kanë merituar dhe meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë”, tha ai. “Rritja e parë për ju që jeni në këtë sistem, nga ku do të përfitojnë 12 mijë e 100 punonjës, si dhe 3 mijë 66 punonjës të sistemit të burgjeve. Sot paga e drejtuesit madhore është 139 mijë lekë e 375 dhe bëhet sot me 48 mijë lekë e 125 shtesë mujore, shkon në 187 mijë e 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 mijë lekë e e 125 dhe bëhet 137 mijë e 500. Për komisarin shtohet me 211 mijë lekë dhe shkon në 112 mijë e 500, për inspektorin e parë shtohet me 20 mijë lekë e 445 dhe shkon në 97 mijë lekë e 500. Drejtuesi madhor i burgjeve e ka sot 138 mijë e 375, shkon në 187 mijë e 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 shkon në 137, komisari e ka 83 shkon në 112, inspektori i parë e ka në 71 shkon 97.5”, bëri me dije Rama.

 

 

Në të njëjtën kohë, Rama bëri me dije dhe rritjen e pagave që do të pësojnë punonjësit e zjarrëfikesve.

Advertisement

 

 

“Kemi rritjen për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrëfikësi në 80 mijë dhe asistentë zjarrëfikësi shkon në 75 mijë dhe të gjitha këto rrije janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekë të reja në muaj”, deklaroi Rama përsa i përket hapit të parë të reformës në paga për këto punonjës.

 

Advertisement

 

Kryeministri Rama ka deklaruar se ky plani është i mirëmenduar dhe qeveria ka punuar prej kohësh për të ndërmarrë këtë reformë në pagë. Në të njëjtën kohë, ai ka bërë thirrje vazhdimisht që kësaj tendence t’i bashkohet dhe sektori privat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy