Rama nuk i ndahet Berisha: Nuk i bëj presion SPAK-ut, të hetohet për Gërdecin dhe 21 janarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nuk i ndahet Berisha: Nuk i bëj presion SPAK-ut, të hetohet për Gërdecin dhe 21 janarin

Në fillimi i dha fjalën se ndaj drejtësisë nuk do të ushtrojë presion dhe më pas Edi Rama i kërkoi SPAK të hetojë pikërisht ato çështje që lidhen drejtpërdrejt me Sali Berishën.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

Advertisement

 

Kjo drejtesi e pavarur duhet te clirohet nga cdo frike e te kaluares dhe cdo kompleks i te kaluares dhe me ne fund te hetohet 21 janari, krim shteteror qe te vriten kater njerez me plumba te vertete, ne mes te bulevardit, Gerdeci, jane dhjetera te vrare e qindra te plagosur, disa skandale te medha financiare, korruptive.

 

Thuajse një vit nga shpallja “non grata” e ish kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Edi Rama i kërkon drejtësisë të veprojë. Të japë verdiktin e saj për akuzat që rëndojnë ndaj Sali Berishës, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Advertisement

Keta e kerkojne, na jep ti prova. Per cfare eshte Amerikan per te dhene prova? Ata bejne punen e tyre, jo tonen. Prova i takon drejtesise. Qofte se ka, ne drejtesia thote s’ka, ne jemi te gjithe ne rregull. Kerkojme dhe falje, madje behemi te gjithe bashke dhe i themi Amerikes kerko falje se na keni vene ne siklet virgjereshen e vendit tone.

 

Me gjithë pakënaqësitë ndaj reformës në drejtësi, për mos hetim të Sali Berishës, gjyqtarëve dhe prokurorëve që ngelën në veting, pasi nuk justifikonin dot pasurinë, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë asnjë kallëzim penal ndaj tyre. Sipas Edi Ramës provat janë aty dhe SPAK duhet të bëjë detyrën, duke mos çuar para drejtësisë, vetëm nga radhët e tyre.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

 

Goditjet qe ka bere ne oborrin e PS, respekt. Goditjet kunder krimit te organizuar respekt. Cfare do Arben Kraja nga une, cfare kerkon. Njesia antikorrupsion ben punen e vet, nuk ben punen e SPAK. S’kam kallezime, si s’ke kallezime? Nuk na shkon, nuk ka sens te bejme ne kallezim per non-graten, cfare kallezimi te bejme ne. Ajo eshte gjeja e pare, ka dale, eshte nje akuze me e rende se akuza e cdo gjykate.

Advertisement

 

Dhe si provë që nuk mbron askënd që i duhet të përballet me drejtësinë, Edi Rama lajmëroi kallëzimin penal të disa kryebashkiakëve socialistë.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

Shume shpejt do te keni kallezime edhe per figura te PS nga njesia anti-korrupsion. Dhe do ta shikoni. Do te keni kallezime ne SPAK per kryetar bashkish te PS, qe kane turperuar Partine Socialiste dhe qe duhet ti kishte kapur me perpara drejtesia.

 

 

Advertisement

Ndërkombëtarëve dhe veçmas ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim ua ktheu mbrapsht leksionet mbi drejtësinë, për aq kohë sa Partia Socialiste është e vetmja tha Edi Rama që e mban gojën të qepur dhe do ta mbajë sa herë të burgosurit apo të arrestuarit i përkasin socialistëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE 

Advertisement

 

Flas per nderhyrje, per presion, kete mua nuk ma thote dot askush. As anglisht, as shqip, ne asnje gjuhe. Fare.

 

Pyetjes mbi moralin e qëndrimeve të tij, kur në krah i qëndron Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, emri i të cilit doli në përgjimet e dosjes 184 për vjedhje të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2016, Edi Rama e kaloi me një thënie në italisht.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Gjyshja ime thoshte “Budallenjte rrine t’u qesh”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy