Rama nuk ndal “kritikat” ndaj BE-së: Mund të anëtarësohesh shpejt vetëm nëse të sulmon një superfuqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nuk ndal “kritikat” ndaj BE-së: Mund të anëtarësohesh shpejt vetëm nëse të sulmon një superfuqi

Me tone humori dhe ironie, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në panelin “Rruga e Integrimit”, që po mbahet në Luksemburg. Ai theksoi se Shqipëria po përpiqet të bëjë ‘detyrat;’ e caktuara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sipas tij, përmbushja e kritereve është forma e vetme e anëtarësimit në BE, për aq kohë sa një superfuqi nuk të sulmon.

“Kjo është një faqe bosh ku ne mund të hedhim hapa të jashtëzakonshëm përmes teknologjisë, Kjo na jep dyer të hapura përmes BERZH, bankës së investimeve, BE për të mbështetur transformimin tonë përmes teknologjisë, digjitales, AI. Na duhet të bëjmë pjesën tonë, të bëjmë maksimumin, sepse ashtu siç nusja jonë e dashur, e ardhshme, na ka thënë varet nga ju, asgjë nuk vjen e mirëqenë, përveç nëse sulmohesh nga ndonjë superfuqi edhe pastaj iu krijon mëshirë dhe ata të fusin brenda pa plotësuar kushtet, por nësë nuk të sulmon ndonjë superfuqi duhet t’i përmbushësh, ndaj shpresoj t’i përmbushim”, tha ai.

Ai nënvizoi se Shqipëria po përpiqet të përditësohet në bazë të standardeve europiane, në mënyrë që rruga drejtë BE të jetë sa më e shpejtë.

Advertisement

“Unë shpresoj fort që do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritjen graduale të investimeve për inovacionin apo për ato instrumente që janë katalizatorë sepse këtu na ungojnë mjaftë kapacitete. Sigurisht nëse teknologjia nuk do të kishte hyrë në jetët tona e ardhmja jonë do të kishte qenë padyshimtë e zymtë”, tha ai.

Edhe këtë herë, kryeministri Rama nuk u rezervua sa i përket kritikave ndaj BE, duke theksuar se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë vëmëndjes së investimeve nga Unioni.

“Më kujtohet kur i tregova Ursulës e të tjerëve faktet, të dhënat, kontriubutetet për frymë të BEpër anëtaret e vetë dhe në rajonin tonë që është 4 mijë e 300 e ca për vit, ndërkohë që kontributi i për frymë i BE në rajonin tonë është 138 euro, imagjinoni pra se si janë prirjet apo parashikimet kur vjen fjala për konvergjencën, sidomos pas pandemisë kjo u bë edhe më tragjike”, tha ai duke theksuar se vendet e Ballkanit ishin tërësisht jashtë programeve ku mund të përfitonin fonde për rimëkëmbje./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy