Rama: Nuk negocioj me “non-grata”, Komisionet Hetimore duhet të jenë konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Nuk negocioj me “non-grata”, Komisionet Hetimore duhet të jenë konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama zeroi mundësitë për negociata me opozitën duke e quajtur kaosin e javëve të fundit në parlament, asgjë më shumë sesa prishjke të imazhit të vendit.

 

“Së pari ne nuk negociojmë me non gratën apo me ndonjë zëdhënës të tij. Non grata dhe zëdhënësit et ij që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejteësinë e re, të kthejnë parlamentin  ë një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri edhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në të gjitha mediat e botës a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç zhgarravitjes së imazhit të Shqipërisë.”

 

Advertisement

Duke iu përgjigjur gazetarëve në një konferencë për shtyp, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se çështja e komisioneve hetimore, në vijim  do të trajtohet përmes një ligji.

 

“Shqipëria mban numrin rekord me shume distancë nga të gjitha vendet e rajonit dhe BE për numrin e komisioneve hetimore që ka ngritur në këto vite. Ne nuk mund të jemi rast unikal në Europë për komisionet hetimore..Por edhe në këtë pikë ne duhet të jemi thjesht një vend europian. Ndërhyrje me ligj gjatë javëve në vijim për komisionet hetimore.”

 

Advertisement

Duke folur për 21 janarin, kryeministri Rama deklaroi se nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të asaj që ai e quajti krim shtetëror ndërsa mohoi kategorikisht akuzat ndaj familjarëve të tij për përfitime nga fondet shtetërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy