Rama pastron fletet e grisura të PD dhe ia dorëzon Belind Këlliçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama pastron fletet e grisura të PD dhe ia dorëzon Belind Këlliçit

Kuvendi i Shqipërise ka rezveruar që në seancat e para situate që na rikujton të kaluarën e afërt mes incidenteve dhe skenave të cuditshme mes paleve politike.

Partia Demokratike në mënyrë demonstrative ka grisur fletet e votimit për kreun e Kuvendit, ku kandidate e vetme ishte Lindita Nikolla.

Këtë gjë nuk e kanë bërë deputetet e LSI të cilët votuan normalisht, edhe pse zyra per shtyp e kesaj force politike u kujdes te dergoje nje njoftim per media ku specifikisht se 4 votat e LSI ishin kunder zgjedhjes se Lindita Nikolles si kryetare kuvendi..

Agron Duka ishte në sallë por nuk pranoi të votonte ndërsa Dashamir Shehu dhe Sali Berisha ishin larguar nga Salla.

Advertisement

Kryeministri Rama përpara se të votonte I ka surprizuar të gjithë. Ai fillimisht ka shkuar dhe ka mbledhur të gjitha fletet e grisura që ishin hedhur në tokë nga deputetet e PD.

Situatë që I ka befasuar të gjithë, por që më pas veprimi është kundërshtuar nga Belind Këllici, I cili ishte anëtar I komisionit të votimit përf kreun e Kuvendit.

Deputeti I PD ka kërkuar që të mos preket materiali zgjedhor. Një kërkese kjo që e ka bërë Ramën të reagojë sërish. Qesen e mbushur me flete votimi të grisura, ai ia ka çuar Belind Kellicit.

Deputetet e PD e kanë marrë qesen me flete të grisura dhe e kanë zbrazur sërish në sallë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy