Rama: Për Belerin vendos drejtësia/ “Kërcenimi me pengim të anëtarësimit nuk përputhet me vlerat europiane”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Për Belerin vendos drejtësia/ “Kërcenimi me pengim të anëtarësimit nuk përputhet me vlerat europiane”

Përplasjet politike mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen “Beleri”, kryeministri Edi Rama i konsideron një keqkuptim.

 

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për kanalin publik grek, Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij që për fatin e Belerit vendos drejtësia shqiptare pa ndërhyrjen e qeverisë, njësoj siç po vepron edhe me Arben Ahmetajn.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të ketë dy drejtësi, një drejtësi për qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për qytetarët shqiptarë me kombësi greke. Ka vetëm një drejtësi dhe nëse kjo drejtësi nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë.”

 

Ndersa Greqia kërcënon se do të pengojë integrimin e Shqipërisë nëse Fredi Beleri nuk lirohet, Edi Rama kërkon nga Athina zyrtare të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendit tonë.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Kërcënimet për pengim të rrugës së mëtejshme te integrimit të plotë të Shqipërisë dhe anëtarësimit të saj të plotë në BE, në ndërkohë që qeveria nuk ka asnjë mundësi ligjore që të hyjë në këtë proces, që t’i japë leje një të paraburgosuri që të shkojë të bëje betimin apo që të betohet në zyrë me noter siç thonë, është në mospërputhje të plotë, qoftë me të drejtën sovrane të Shqipërisë për të ushtruar dhe për të zbatuar legjislacionin e vet evropian në perimetrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe me bashkëjetesën evropiane mes vendesh që janë vende demokratike, që i përkasin të njëjtës familje vlerash dhe ku nuk mund të bëjë vaki që njëri vend t’i tregojë tjetrit se si duhet të funksionojë në një rast konkret dhe çfarë duhet të bëjë në një rast konkret njëri apo tjetri  për të zbatuar ligjin në vendin e vet.”

 

Por çfarë ndodh me Bashkinë e Himarës nëse Fredi Belerit i mbaron afati i betimit?

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Ne jemi duke studiuar rastin, pasi kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja. Mirëpo ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta.”

 

Edhe pse kryeministri Mistotakis nuk e ftoi në darkën informale në Athinë mes liderëve të rajonit dhe BE, Edi Rama pohoi se ka komunikim me homologun grek, duke i vlerësuar marrëdhëniet mes tyre si të shkëlqyera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy