“Rama po largon shqiptarët”, Meta: Shkodranët duhet të ngrihen kundër kësaj qeverie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama po largon shqiptarët”, Meta: Shkodranët duhet të ngrihen kundër kësaj qeverie

Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë Rama se është përgjegjëse për largimin e shqiptarëve nga Shkodra ashtu si nga i gjithë vendi. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në këtë qytet Meta krahasoi të ardhurat e qytetarëve të Malit të Zi me ato të shkodranëve për të mbështetur akuzën se mazhoranca socialiste qëllimisht po largon shqiptarët nga vendi.

“E keni dëgjuar ju këtë parullën e rilindjes. E mo kështu ndodh kudo. Jo mo nuk ndodh kështu. Këtu pensioni është 128 euro, a e dini sa është në Malin e Zi, është 450 euro.  Paga mesatare  në Malin e Zi është 1100 euro. Pse ndodh kjo, kjo ndodh se qeveria s’ka prioritet qytetaret. Se një qeveri që thotë largimi i njerëzve është gjë e mirë, jo vetëm është e papërgjegjshme po ka një prapavije antikombëtare”, tha Meta.

Meta ka akuzuar kryebashkiakun e parë socialist të Shkodrës, Benet Becin, se po largon në mënyrë arbitrare punonjësit nga bashkia.

“Pa Shkodër nuk ka Shqipëri. Ndaj shkodranët duhet të vendosin veton kundër kësaj qeverie. Nuk bëhen reformat duke hequr gratë në prag të pensionit”, tha Meta.

Advertisement

Sipas Metës në zgjedhjet e ardhshme të gjithë qytetarët duhet të reagojnë kundër pagave e pensioneve të ulëta, kundër rritjes së çmimeve, kundër korrupsionit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy