“Rama po shpopullon Shqipërinë”/ Presidenti akuzon qeverinë për rritjen e emigracionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama po shpopullon Shqipërinë”/ Presidenti akuzon qeverinë për rritjen e emigracionit

Presidenti Ilir Meta ka thirrur këtë të enjte një takim virtual mbi një prej çështjeve më të artikuluara prej tij, emigrimin e shqiptarëve.

 

Të pranishëm, ishin ekspert të ekonomisë e sociolog të cilët paraqiten gjetje mbi këtë fenomen dhe shkaqet që shtynë shqiptarët të largohen.

 

Advertisement

Kreu i shtetit në fjalën e tij, nuk kurseu në asnjë moment sulmet ndaj Qeverisë. Duke renditur shkaqet e largimit, Meta shtoi dhe një tjetër…

 

Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar stastikave bindëse.Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë.
Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend.E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri.

 

Advertisement

Po ashtu Presidenti u ndal dhe tek mos mbështetja ndaj bizneseve dhe mbyllja e tyre gjatë pandemisë, gjë kjo që mund të çoj në rritje në emigrim.

 

Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit.Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë:Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre,e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend.Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve.
Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit.

 

Advertisement

E në fund Ilir Meta, duke akuzuar për mos efiçencë të parave publike dhe shpërdorim të tyre, u shpreh se ka ardhur koha që të rikthehet llogaridhënia demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy