Rama poston pamjet nga Thumana e rindërtuar: Një ulli në majë të çisternës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama poston pamjet nga Thumana e rindërtuar: Një ulli në majë të çisternës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të lagjes së re të rindërtuar në Thumanë pas shkatërrimeve që la pas tërmeti i 26 Nëntorit.

 

Ashtu siç shihet në videon e publikuar nga Rama, në majë të çisternës së vjetër të ujit, është mbjellur një bimë ulliri simbol i paqes dhe i jetës.

 

Advertisement

“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti” shkruan Rama.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy