Rama: Presim një sasi të madhe vaksinash, do vazhdojmë me 60 vjeçarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Presim një sasi të madhe vaksinash, do vazhdojmë me 60 vjeçarët

Nga Shkodra, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimitg në shkollën “Edit Durham”, kryeministri Rama dha lajmin se shumë shpejt pritet që të vijnë një sasi e madhe vaksinash. Kjo, sipas kreut te qeverisë, do të ndihmojë në nisjen e vaksinimit për personat mbi 60 vjec.

 

Besoj që do kemi më në fund lajme të mira dhe do të kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë përtej këtyre kategorive, për të marrë mbarë gjithë kategorinë e moshave +60 vjec dhe më pas nën 60 vjec”. 

 

Advertisement

Rama shtoi se pavarësisht zhurmës së madhe mbi AstraZenecën, numri I mësuesve të vaksinuar në vendin tonë po rritët ndjeshëm.

 

 “Procesi i vaksinimit, po ecën mjaft mirë, pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara ditët e fundit për shkak të lajmeve për AstraZenecën dhe pezullimit në disa vende. Deri tani nuk ka asnjë problem. Numri i mësuesve për tu vaksinuar po rritet. Është normale që të ketë hezitime. Për ne është e rëndësishme që të rrisim intensitetin.

 

Advertisement

Rama u ndal edhe tek kujdesi I pakët I forcave politike dhe akuzat ndaj Bashës se me takimet elektorale po rrezikon të kthehet në një përhapës të virusit.

 

 “Vaksinimi ëstë njëra anë e kësaj medalje të kësaj lufte,  ndersa ana tjetër është respektimi i rregullave. Janë partitë e KÇK që dalin bashkë me dhëndrin përpara dhe gjoja mblidhen disa dasmorë me dy gishta e ulërima. Keshtu krijojnë një vatër potenciale infektimi në mes të qytetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy