Rama presion SPAK?/ Juristi: Kërkesat e tij janë normale, çdo kallëzim është një kërkesë për të hetuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama presion SPAK?/ Juristi: Kërkesat e tij janë normale, çdo kallëzim është një kërkesë për të hetuar

Juristi Plarent Nderca nuk mendon se kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, janë presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

 

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Ndreca tha se çdo kallëzim i bërë është një kërkesë për të hetuar.

 

Advertisement

“Kryeministri Rama është treguar i kujdesshmë që cdo deklarim ta bëjë ga foltorja e Kuvendit dhe jo nga zyrat e qeverisë duke treguar që është një palë e cila ka bërë ca deklarata publike e kallëzime të shkruara për individë të caktuar që duhet të ishin hetuar nga SPAK.
Çdo kallëzim i bërë është një kërkesë për të hetuar. Di të them që kërkesat e Ramës janë normale, ai ka një qendrim politik që përfaqëson shumicën e vullnetin e qytetarëve.

 

Është në të drejtën e tij si një krah politik për të kërkuar për ata që ai mendon se kanë problem me drejtësinë për të filluar hetimet. Kjo s’do të thotë që SPAK vendos atë çfarë kërkohet apo cfarë mendohet se kanë kryer këta persona.
Detyrimin e kanë për të hetuar”, tha Ndreca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy