Rama pret Begajn në zyrë: Nder i madh të keni votën tonë, jeni kandidatura e duhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama pret Begajn në zyrë: Nder i madh të keni votën tonë, jeni kandidatura e duhur

Pasi propozoi emrin e tij për President të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrë gjeneralin Bajram Begaj.

 

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi dhe vlerësoi figurën e Begajt, ndërsa theksoi se mazhoranca do të jetë e nderuar që do të votojë emrin e tij.

 

Advertisement

“Jeni kandidatura e duhur për institucionin e Presidencës. Nder i madh të keni votën tonë. Të gjithë që folën me respekt dhe bindje që ju do të mund të bëni gjënë e duhur në këtë detyrë dhe uroj që deri në fund të keni besnikërinë që ju karakterizon, për ligjin dhe atë forcë të madhe humanizmi që karakterizon FA. Këto cilësi janë të mjaftueshme. Ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë që është edhe ADN e vetë Forcave të Armatosura.”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy