
Kryeministri Edi Rama priti në një takim tre kongresmenët amerikanë të ardhur në Tiranë për diskutime të rëndësishme me drejtuesit e vendit, siç bën me dije Ambasada Amerikane në vendin tonë.
Kreu i qeverisë në “Facebook”-un e tij e përshkruan takimin me senatorët dhe kongresmenët amerikanë si rruga e miqësisë që po forcohet dita-ditës.
Advertisement
Përveç takimit me Edi Ramën nga zyra e të cilit dolën me dhurata, ata do të zhvillojnë takime edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Një ditë më parë ishte diplomatja amerikane Juri Kim që njoftoi ardhjen e tre kongresmenëve amerikanë, madje në “Tëitter”-in e saj shkruante se me liderët shqiptarë do të diskutohet për gjëra të rëndësishme.
Advertisement