Rama: PS punon për popullin/ Lideri socialist thotë se opozita është e paaftë të drejtojë  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: PS punon për popullin/ Lideri socialist thotë se opozita është e paaftë të drejtojë  

Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën qytetarëve të Rrëshenit për një mandat të ri për Ndrec Dedën, duke theksuar se e vetmja forcë politike që punon për qytetarët është Partia Socialiste.

 

Në raport me rivalin politik, kryesocialisti Rama vuri në dukje se Mirdita edhe për shkak të historisë së saj nuk mund të votojë një person të padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç është Sali Berisha. Rama u bëri apel banorëve të Mirditës që para se të votojnë të kujtojnë se për çfarë luftuan prindërit e tyre kur u ngritën kundër diktaturës komuniste

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Këta nuk janë të djathtë, këta nuk kanë lidhje me të djathtën dhe më e keqja akoma, këta s’kanë lidhje fare me ata stërgjyshërit e gjyshërit që u sakatuan, u pushkatuan, u burgosën, u syrgjynosën nga komunizmi pikërisht sepse donin perëndimin. Se për çfarë ishin kundër ata? Ku ishte kundërshtia e atyre që i pati halë në sy komunizmi këtu në Mirditë. Kundërshtia ishte se nuk donin me Moskën, donin me Perëndimin, donin me Amerikën “

 

Rama paralajmëroi se opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

 

Advertisement

““E mbani mend që thonin, “Rama ik, Rama ik” ? E iku Luli. Mbani mend fjalën time, do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh, po hajde dhe punë 2-3 ditësh kur të thonë “ i vodhi, çohuni, Rama ik’’. Po këtë herë do të ikin ata të dy përfundimisht”

 

Më pas lideri i mazhorancës Rama takoi banorët e Kurbinit para të cilëve theksoi se pas procesit të rindërtimit, PS do ta zhvillojë turizmin në këtë zonë. Gjatë takimit në Laç, kryesocialisti Rama u bëri apel demokratëve se nuk mund të votojnë një politikan si Ilir Meta

 

Advertisement

“I djathtë që voton Liken, ç’lidhje ka Likja me të djathtën. Çfarë nuk kam bërë unë për ta sjelle në rrugë të mbarë Liken. Ku ka rehat mo. Miu që del nga gjirizi në gjiriz do shkojë se s’ka ku shkon,  kështu edhe njeriu që del nga zullumi tek zullumi shkon.”

 

Sipas Ramës, fundi politik i Berishës dhe i Metës nuk do të jetë i lehte , pasi ata do të japin llogari përpara drejtësisë për mëkatet e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy