Rama “shigjeton” sërish gjykatësit: Janë ose injorant ose të korruptuar që kanë dhënë leje për zaptimin e hapësirave publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “shigjeton” sërish gjykatësit: Janë ose injorant ose të korruptuar që kanë dhënë leje për zaptimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” sërish gjyqtarët, duke i akuzuar ata për korrupsion për të favorizuar ndërtimet në Tiranë.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.2, Rama tha se qytetarët sot hasen me një sërë problematikash, që vijnë nga zaptimi i hapësirave publike. Ai shtoi se ndërtimet e lokaleve në mes të rrugës, duke penguar kalimin e qytetarëve ka ardhur ose nga injoranca e “togave të zeza” ose nga korrupsiuoni.

Problem kryesor është çështja e hapësirave pronë-shtet. Hapësirat janë thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht, më në fund po arrijmë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë që nuk mund të zaptohet e të përdoret për aktivitetet të tjera si psh rritje bagëtish në qytet. Kur bëhet ndërtim në një pronë dhe pronarët bëjnë marrëveshje me ndërtues, gjithçka që është rreth ndërtimit nuk është as e pronarit dhe as e ndërtuesit, por e komunitetit. Kjo problematikë duhet të ishte zgjidhur më parë, pork a ndodhur për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga këto ka qenë me siguri. Unë e di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës e duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor, por për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen që duhet të kalojnë mes lokalit për të dalë në rrugë.

Ai lokali nuk prishet sepse gjykatësi i ka dhënë të drejtën të bëjë biznes në hapësirën dhe në kurriz të komunitetit.

Advertisement

Këto gjëra duhet kohë të imponoheshin”, tha Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se deri më tani janë liruar 100 mijë metra katror, për të cilat bashkia e Tiranës ka projekte në shërbim të komunitetit.

100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Janë 100 mijë metra katrorë që po bëhen projektet përkatëse për ti kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit që të kalojnë kohën e lirë me fëmijët. Bashkia e tiranës po i bën projektet dhe kemi angazhuar arkitektët e huaj dhe shqiptarët që janë ofruar pa para për të bërë një kontribut për komunitetin. Kemi ndërtuar një qasje tjetër për ndërtuesit. U kemi vënë kusht në ligj që sipas metrave katrorë, ndërtuesi duhet të kontribojë me pemë. Dhe së dyti, hapësirat e reja të vihen në dispozicion për strehim të përballueshëm dhe për kopshte e çerdhe”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy