Rama shkon për inspektime në Vlorë, por shmang Dritan Lelin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama shkon për inspektime në Vlorë, por shmang Dritan Lelin

Kryeministri Edi Rama është ndalur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen Çole, në Vlorë ku ka inspektuar punimet.

 

Rama tha se vijon transformimi në brendësi të lagjes, ku po punohet me infrastrukturën rrugore. Sipas kryeministrit, me investimet e bëra në këtë lagje do të rritet vlera e banesave si dhe do të krijohen kushte më të mira për komunitetin.

 

Advertisement

Ndërsa më herët Rama ka parë nga afër punimet rehabilituese edhe në Kume të Vlorës, ku në të dyja rastet kryeministri nuk ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli, por nga nënkryetari, Afrim Qendro, dhe nga deputeti i zgjedhur i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy