Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar/ Berisha: Shqiptarë, ngrihuni kundër kësaj klike antikombëtare!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar/ Berisha: Shqiptarë, ngrihuni kundër kësaj klike antikombëtare!

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi këtë të premte për kabinetin e ri qeveritar, që u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama.

 

Për Berishën, qëndrimi i Ramës në krye të qeverisë edhe për katër vite të tjera është një fatkeqësi kombëtare, ndërsa renditi edhe disa arsye pse.

 

Advertisement

“Mandati i tretë i Edvin Kristaq Ramës është fatkeqësia e tretë kombëtare e shqiptarëve sepse vjen pas dy mandateve në të cilat shqiptarët u mashtruan, u varfëruan, u izoluan si kurrë ndonjëherë në këto 30 vite. Rama tre është fatkeqësia e tretë madhore e shqiptarëve sepse njëlloj si dy mandatet e tjera bazohet në vjedhjen në taksa, dogana, prokurime të të ardhurave të qytetarëve shqiptarë nga klika kleptokratike në pushtet. Në dy mandatet e shkuara korrupsioni kapi nivelet më të larta të pushtetit, Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë për ryshfetin, prokurimet sekrete u rritën me 15 herë, çmimi i ndërtimit të një km rruge u rrit me 8 herë. Mandati i tretë i Argatit të Vuçiçit është mandati më i rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, mandati i vasalitetit të plotë të Shqipërisë ndaj Beogradit, të rrethimit të Kosovës nga klikat antishqiptare të Tiranës dhe Shkupit. Mandati i tretë do jetë pra mandati i vasalizimit të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndaj Beogradit, i rrethimit të Kosovës pothuaj nga të gjitha anët nga klika antishqiptare serbe, maqedonase dhe shqiptare albanofobe.”

 

Këto janë arsye të mjaftueshme për ish-liderin demokrat që qytetarët të ngrihen kundër qeverisë, për përmbysjen e saj.

 

Advertisement

“Të gjitha këto të dashur miq, janë një thirrje, një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihet kundër kësaj klike antikombëtare të ngritur mbi krimin, drogën, korrupsionin dhe tradhtinë e lartë kombëtare.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy