Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale shifrat që tregojnë se eksportet shqiptare në zonën e CEFTA-s janë rritur.
Eksportet nga janë rritur nga 398 milionë euro në vitin 2018, në 686 milionë në vitin 2022, ose e thënë ndryshe 72% më shumë.
Advertisement
Sipas tij kjo përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri.
“RRITJA E EKSPORTEVE shqiptare nga 398 mln euro ne 2018, ne 686 mln ne 2022 (+72%) në zonën e CEFTA-s, ku hyjnë gjashtë vendet e rajonit tonë plus Moldavia, përbën një tjetër shembull të qartë të ngjitjes së Shqipërisë në një nivel të ri, drejt majës ku synojmë të ngjitemi në 2030.”, shkruan Rama në rrjetet sociale.