Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, 123 vende votuan pro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, 123 vende votuan pro

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar arritjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, e cila u bë pjesë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Rama thekson se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhanë ‘dritën jeshile’ për këtë vendim historik për vendin tonë.

 

“Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026”, shkruan ai.

 

Advertisement

Me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Shqipëria do të jetë anëtare për periudhën 2024-2026. Kjo është hera e dytë që Shqipëria e gëzon këtë post.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy