Rama sot në Beograd për “Open Balkan”/ Ja kush e zëvendëson kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama sot në Beograd për “Open Balkan”/ Ja kush e zëvendëson kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama sot do të udhëtojë për në Beograd, ku sot dhe nesër do të jetë takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”.

Bëhet me dije se për shkak së dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.

Këto takime do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërkohë që krerët e shteteve pritet të dalin me një konferencë të përbashkët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy