Rama: SPAK do të çojë pas hekurave “kokat” e krimit të organizuar në vend, të gjitha vatrat e tyre do të shuhen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: SPAK do të çojë pas hekurave “kokat” e krimit të organizuar në vend, të gjitha vatrat e tyre do të shuhen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se SPAK do të çojë pas hekurave “kokat” e krimit të organizuar në vend. Në fjalën e tij në asamblenë e zgjeruar të PS, në Fier, ai theksoi se shumë shpejt kushdo që i përket kësaj bote do të vihet para ligjit dhe “luftën” do e fitojë shtetin. Ai theksoi se veprimi i institucioneve më të larta të drejtësisë së reformuar do të godasin në mënyrë shembullore dhe të shpejtë kriminelët, që siç ai tha, gëzojnë statuse të veçanta.

 

“Çfarë keni parë në periudhën e fundit, me arrestime figurash të larta të krimit të organizuar, është vetëm fillimi i fundit, që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të le të themi të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha, nuk flas për dekada, flas për një kohë të shkrutër, ku të gjitha këto vatra do të shuhen dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajon të rrinë në Shqipëri, se një pjesë ia kanë mbathur, do përfundojnë aty ku kanë filluar të shkojnë ata që janë prova të gjallase si këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar”, tha ai duhet theksuar se këtë luftë me krimin do ta fitojë pa kthim shteti.

 

Advertisement

Rama nënvizoi gjithashtu se drejtësia e re është në një fazë konsolidimi që po jep frytet e saj dhe po vepron në mënyrë të sofistikuar në bashkëpunim me hallkat e tjera.

 

“Për shkak të punës që është bërë me Forcat e Rendit jemi sot në një fazë revanshi të rëndësishëm ndaj krimit të organizuar dhe kjo nuk është dicka që bëhet se do ta bësh ti dhe e bën kjo është dicka që këkron shumë kohë, kërkon shumë durim, kërkon shumë sofistikim sepse krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, sot është tkurrur në vatra të caktuara, por me krijimin e SPAK dhe me fokusimin tani të dyja palëve, se deri dje thuhetj policia, policia, policia, por aleati më i madh i krimit të organizuar në Shqipëri ka qenë prokuroria dhe gjykata, jo policia”, tha ai. “Po flas për kriminel vrarës, përdhunues, sa prej tyre kanë rikryer vrasje, përdhunime, pasi policia i ka çuar në gjykata dhe gjykata i ka liruar”, shtoi ai duke theksuar se vendi ka hyrë në revansh përsa i përket drejtësisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy