Rama: Sulmi kibernetik synonte të shkatërronte pa kthim sistemet tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Sulmi kibernetik synonte të shkatërronte pa kthim sistemet tona

Siguria kibernetike dhe sulmet e fundit të Iranit në sistemet tona të sherbimeve, ishin tema e parë me të cilën kryeministri Rama nisi bashkëbisedimin online ne rrjetet sociale me qytetarët dhe gazetarët  paraditen e kësaj të shtune.

 

Rama deklaroi se sulmi i madh i 15 korrikut kishte si objektiv shkatërrimin pa kthim të sistemeve tona, ndonëse sipas kryeministrit Rama ky objektiv nuk u arrit.

 

Advertisement

Ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, por kanë qënë të një shkalle të ulët nga aftësia e penetrimit dhe të pasuksesshme përgjithësisht ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjitha sistemeve digjitale. Një agresion që ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen dhe shkatërrimin e sistemeve, duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë luftë të përbashkët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm, nuk janë dokumenta sekrete apo të fshehta. Ato që kanë patur si qëllim përhapjen e panikut, janë pjesë e këtyre sulmeve., shtoi Rama.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy