
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj diele në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Një mjet tip “Citroen” me targa AA 603 VL u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarët.
Gjithçka ndodhi në një moment kur kishte një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh.
Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet që shoferi është neutralizuar nga policia.
I riu që neutralizoi drejtuesin e mjetit tip “Citroen” që u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarë, e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.
Në një prononcim për mediat, i riu tha se ndërhyri menjëherë në mënyrë që mos të lëndoheshin njerëzit që po ecnin në shesh.
Pas ngjarjes djali së bashku me një tjetër është pritur nga kryeministri i cili ka pozuar me ta dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.
AdvertisementView this post on InstagramA post shared by Edi Rama (@ediramaal)