Rama takon kryebashkiaken e Berlinit, qytetari gjerman i kërkon autograf

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takon kryebashkiaken e Berlinit, qytetari gjerman i kërkon autograf

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Berlin që prej ditës së djeshme, është takuar me kryetaren e Bashkisë, Franziska Giffey.

 

Nga pamjet e publikuara në faqen e “Facebook” të kreut të qeverisë, ata shihen teksa shkëmbejnë dhuratat simbolike me njëri-tjetrin.

 

Advertisement

Në dalje të godinës, Rama është ndaluar nga një qytetar gjerman, i cili i ka kërkuar Ramës të vendosë autografin e tij në disa nga punimet artistike të kryeministrit.

 

Më pas, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët në orën 18:00.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy