Rama takon kryeministrin e Bavarisë/ Zbardhen tre çështjet për të cilat diskutuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takon kryeministrin e Bavarisë/ Zbardhen tre çështjet për të cilat diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se Söder ka ardhur në vendin tonë me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

 

Advertisement

Ai shton më tej se në folus të dikutimit të tyre ishte edhe hapja e një shtëpie të kulturës së Bavarisë në Tiranë. Mbështetja ndaj të rinjve ishte një tjetër çështje kryesore e diskutimit mes dy kryeministrave.

 

Siç e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasarrdhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.

 

Advertisement

Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

 

Marërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë sebashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

 

Advertisement

Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë.” u shpreh Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy