Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Të thellojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Të thellojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me presidentin Ilham Aliyev, më të cilin ka diskutuar lidhur me bashkëpunimin në sektorin e energjisë, si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

 

“Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik. Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për t’u rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo çka është në proces bisedimesh do sjellë zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të reja turistike”, tha Ilham Aliyev.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy