
Prezenca e OSBE në Shqipëri i bashkohet fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Prezenca e OSBE ka publikuar rekomandimet e raportit përfundimtar të Misionit të Kufizuar të ODHIRpër vëzhgmin e zgjedhjeve.
“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet bashkëngjitur këtyre rekomandimeve të publikuara nga OSBE.
Advertisement