Raundi i parë pa asnjë emër/ Rama për zgjedhjen e Presidentit: Do të presim me durim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raundi i parë pa asnjë emër/ Rama për zgjedhjen e Presidentit: Do të presim me durim

Kryeministri Rama tha se maxhoranca do të presë me durim deri në raundin katërt për të patur një emër si kandidat për President nga opozita.

Pas mbylljes së raundit të parë pa asnjë kandidat nga të gjitha palët kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat.

I pyetur nga gazetarët Rama tha se socialistët do të presin deri në raundin e katërt për përfshirjen e palëve të tjera në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në rastë se opozita nuk do të përfshihet dëri në raundin e fundit, Rama tha do të jetë vota ajo që do të vendosë.

Advertisement

“Ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar raundin e parë, të dytë dhe të tretë kështu që nuk më rezulton që ka ndodnjë qartësi, ide apo ndonjë koment nga ana e palëve të tjera për tu përfshirë në proces deri tani. Ne kemi kaluar në këtë proces dy herë kur ishim në opozitë, Partia Demokratike kishte numrat dhe ne u futëm në atë proces , kemi vazhduar përpara pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjodhi një President tjetër nga ai që propozonim ne. Ky është roli që ka opozita, të gjej një rrugë, një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për të rënë në dakordësi për një emër të propozuar prej shumicës, në rast se bie dakord, në rast se jo rrugët ndahen dhe vendos vota. Ne nuk i kemi votat dhe nuk do të bejmë asnjë testim, do presim me durim, në rast se do të ketë dëshirë pala tjetër ne sigurisht nuk do të mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë të qartë që na jep Kushtetua.” – tha Kryeministri.

 

Rama ritheksoi sërish refuzimin për propozimet e ish-kryemministrit Berisha dhe se nuk do të merret në konsideratë për çfarëdo arsye.

“Skemi me kë të diskutojm megjithatë presim, dihet se me kë ne nuk negociojmë për asnjë arsye, dihet se kë ne refuzojmë ta marim në konsideratë për cdo arsye dhe ndërkohë përvec kësaj jemi te gatshëm për të folur me këdo palë tjetër. Është një proces që mund të ishte më i edukuar, mëi harmonizuar në aspektin e një shkëmbimi idesh. Ne vetëm mund të shprehim dëshirën e vullnetin e durimin për të pritur deri në fund të procesit.”- u shpreh Rama.

Advertisement

Rama foli gjithashtu edhe për iden e “Presidentit jashtë politikës” teksa u shpreh se mazhoranca nuk ka kushtezuar askënd deri më tani.

“Ne nuk kemi kushtëzuar askënd, kemi thënë që nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nëse ata që kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është në parlament dhe është i përshtatshëm për President le të vijnë të na e thonë se mbase kaq vite ka mbetur figurë e pazbuluar.”- tha Krytari i socialistëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy