Referencat e reja, zeruan rivlerësimin/ Agjentët imobiliarë: Nis shtrenjtimi i radhës për apartamentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Referencat e reja, zeruan rivlerësimin/ Agjentët imobiliarë: Nis shtrenjtimi i radhës për apartamentet

Agjentët që merren më shit-blerjen e pronave konfirmojnë se nga muaji gusht ka një reflektim në rritje të çmimit të apartamenteve për qytetin e Tiranës.

 

Arsyeja është rritja e çmimeve të referencës.

 

Advertisement

Kjo tendencë pritet të reflektohet edhe në tregun e qirave në kryeqytet. Reinaldo Pipiria gjatë një interviste në emisionin E-ZONE sqaroi se qytetarët po hezitojnë të përfundojnë transaksionet e nisura më herët për shkak të kostove të rritura.

 

 

Në vitin 2022, tregu i real estate shënoi një qarkullim prej 1.1 miliard euro transaksione në shit-blerjen e pasurive. Gjatë këtij viti ne parashikuam se ky qarkullim mund të arrijë në 1.3 mliardë. Por me referencat e reja ne mendojmë se ky parashikim nuk do të realizohet. Pra tregu do të rrudhet. Agjentët raportojnë se këto kosto të shtuara po reflektohen në çmimet finale për konsumatorët”, sqaroi Pipiria

Advertisement

 

Por ky vendim i qeverisë ka nxjerrë jashtë loje edhe rivleresimet e bëra deri më tani. Cilido që kërkon të shesë banesën, për të shmangur detyrimet e mëdha në shtet duhet të bëjë rivlerësim.

 

 

Advertisement

“Ne mendojmë se këto referenca duhet të shoqëronen  paralelisht edhe me një fushatë të re rivlersimi. Ndërsa qeveria duhet të mendojë që për transaksionet e shtëpive, kur ato shiten  për herë të parë dhe nuk kanë qëllime biznesi të mirfilltë, taksa prej 15% të jetë më e ulët, 2-3% dhe në këtë mënyrë tregu nxitet dhe më tej”, tha Pipiria në E-ZONE.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy