Referencat rritën çmimin e shtëpive, ekspertët: Ka abuzime, prona vlerësohet në tërësi dhe jo për metër katror

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Referencat rritën çmimin e shtëpive, ekspertët: Ka abuzime, prona vlerësohet në tërësi dhe jo për metër katror

Rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet një vit më parë si dhe barra e lartë e taksës për shit-blerjen e pronave ka bërë që tregu të reflektojë rritje çmimesh, që në disa raste janë dhe abuzive.

Aktorët e tregut e lidhin këtë fakt me mendësinë, që prona vlerësohet për metër katror, një praktikë e gabuar, kur bëhet fjalë për të shitur një pasuri të patundshme.

Ky fakt vërehet tek blerësit që kërkojnë të shesin pronat me një vlerë shumë afër ndërtimeve të reja.

“Një nga sfidat më mëdha është vlerësimi për metër katrorë. Nuk ka vlerësim të tillë në botë. Vlerësohet prona në tërësi. Në mendësinë tonë, ne duam të dimë çfarë bën komshiu, sa e shiti pronën komshiu, pse e shet ai me 1900 euro metrin katror, pse ta shes unë më 1500. Ajo çka po ndodh është që të gjithë duan të shesin pronat me të njëjtin çmim pavarësisht se çfarë  viti është ajo. Ndërkohë secili ka specifikat e veta. Apartamente të  vjetra duhet të jenë më pak, pasi njihet edhe një masë amortizimi. Nuk mundet që një zonë vetëm se e ka metrin katror 1500 euro, duhet të aplikohet në çdo lloj objekti.”

Advertisement

Banka e Shqipërisë thotë se një pronë shitet mesatarisht për 10 muaj, ku përfshihet apartamenti, tokë truall, pronë biznesi etj. Por një banesë në Tiranë kërkon vetëm 2-3 muaj kohë për shitje.

“Modeli që ndiqet është ai që e dua fitimin tani. Nuk ka fitim tani. Çfarë ka ndodhur 3-4 muajt e fundit ka një lloj distancimi, diktuar jo nga kërkesë ofertë e tregut. Nuk mendoj se do të ketë ulje çmimesh. Do të ketë rregullime me zona.  Por  për bregdetin do të një 10 vjeçar shumë i mirë.“

Nga vera e viti 2023, qeveria miratoi çmime të reja reference në Tiranë. Rritja nisi nga 5 deri ne 70 %. Ky fakt solli rritje të menjëhershme të çmimeve finale të shitjes, pavarësisht karakteristike të objekteve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy