Reforma e Ramës për pagat/ Celibashi: Nuk shkel ligjin, vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma e Ramës për pagat/ Celibashi: Nuk shkel ligjin, vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare

Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka sqaruar ligjin në Kodin Zgjedhor që parashikon ndalimin e vendimeve të qeverisë për efekt fushate elektroale. Duke iu referuar rastin të rritjes së pensioneve dhe reformës së pagave nga kryeministri Rama, Celibashi theksoi se ky ligj funksionon vetëm në zgjedhjet parlamentare dhe jo ato vendore.

 

 

“Ka një përcaktim të qartë në Kodin Zgjedhor. Ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që në vlerësim të disa rrethanave akte të caktuara të qeverisë të mos marrin vlerësimin mbi përpuethshmërinë ose mbi respektimin ose jo të dispozitave të Kodit Zgjedhor”, theksoi Celibashi.

Advertisement

 

Kryeministri Rama u vu në qendër të akuzave pas zotimit të tij për reformën e pagave që synon rritjes e pagës mesatare në 900 euro. Megjithatë, komisioneri i KQZ theksoi se të gjitha rastet do të vlerësohen nëse përputhen me ligjin apo jo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy