Reforma zgjedhore/ Balla: Jemi në negociata me PD-në zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma zgjedhore/ Balla: Jemi në negociata me PD-në zyrtare

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket reformës zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës.

 

Balla u shpreh se po vijojnë negociatat me PD, për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.

 

Advertisement

“Për këtë cështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit.

 

Qëndrimi ynëka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar” u shpreh Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy