Rekord të infektuarish sot me COVID, humbin jetën 4 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekord të infektuarish sot me COVID, humbin jetën 4 persona

Katër qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 1801 raste të reja, nga 8,327 testime të kryera.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 12,283 pacientë aktivë me COVID19.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy