Rekurs për heqjen e sekuestros ndaj 3 pasurive, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ahmetajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekurs për heqjen e sekuestros ndaj 3 pasurive, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ahmetajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij.

 

Bëhet fjalë për 1 apartament dhe  2 llogari bankare.

 

Advertisement

-Pasuri e llojit apartament me nr. 7/434+1-1 sip 167 m2, ZK 8380, rruga “Reshit Çollaku”, ap. 1, Tiranë, regjistruar në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;

 

-Shuma prej 8620.68 euro ndodhur në llogarinë në euro, pranë Intesa San Paolo Bank, në emër të personit nën hetim Arben Ahmetaj;

 

Advertisement

-Shuma prej 115 692.84 euro ndodhur në depozitën me nr. 443335DTIYO1, pranë Intesa San Paolo Bank, në emër të personit nën hetim Arben Ahmetaj, duke rrëzuar kërkimin e prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive për këto pasuri.

 

Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit./vizionplustv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy