minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Reshje dëbore edhe në juglindje të vendit, temperaturat shkojnë në minus - Struga.info


Reshje dëbore edhe në juglindje të vendit, temperaturat shkojnë në minus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje dëbore edhe në juglindje të vendit, temperaturat shkojnë në minus

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit.

Me të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë në 1200 m mbi nivelin e detit, madje në afërsi të Bigëllit në Dardhë trashësia ka shkuar nga 10-15 cm.

Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që reshje dëbore të dendura ka patur e ne fshatrat e Devollit të Sipërm, Sinicë, Qytezë, Arrze, Nikolice, fshatra këto që kufizohen me Dardhën.

Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Shtyllës së Vithkuqit por trashësia nuk ka qenë më e madhe se 5 cm në majë të Mashkullorës.

Advertisement

Nga reshjet e dëborës të orëve të fundit nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit në zonat malore kjo e për atë sepse temperaturat nuk kanë shkuar nën minus.

Nga ana e OSSHE zyrtarisht u tha se në asnjë prej zonave të qarkut të Korçës nuk ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Në disa zona ka patur vetëm stakime të kontrolluara për shkak të stuhisë një natë më parë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy