![Reshje dëbore edhe në juglindje të vendit, temperaturat shkojnë në minus](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Image-2024-02-12-at-09.58.50-716x400.jpeg)
Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit.
Me të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë në 1200 m mbi nivelin e detit, madje në afërsi të Bigëllit në Dardhë trashësia ka shkuar nga 10-15 cm.
Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që reshje dëbore të dendura ka patur e ne fshatrat e Devollit të Sipërm, Sinicë, Qytezë, Arrze, Nikolice, fshatra këto që kufizohen me Dardhën.
Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Shtyllës së Vithkuqit por trashësia nuk ka qenë më e madhe se 5 cm në majë të Mashkullorës.
Nga reshjet e dëborës të orëve të fundit nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit në zonat malore kjo e për atë sepse temperaturat nuk kanë shkuar nën minus.
Nga ana e OSSHE zyrtarisht u tha se në asnjë prej zonave të qarkut të Korçës nuk ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Në disa zona ka patur vetëm stakime të kontrolluara për shkak të stuhisë një natë më parë. /vizionplus.tv