Reshje shiu dhe shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje shiu dhe shtrëngata në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Advertisement

Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Në verilindje në lartësinë mbi 1500 metra priten reshje bore me intensitet të ulët.

Gjatë ditës, temperaturat mesatare pritet të arrijnë rreth 16 gradë Celsius. Në mbrëmje, temperaturat bien ndjeshëm.

Era parashikohet me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 18 m/sek./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy