Bëni Like Struga.info në Facebook


Reshje shiu dhe shtrëngata/ Si parashikohet moti sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshje shiu dhe shtrëngata/ Si parashikohet moti sot

Këtë të mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parshikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra.

 

Advertisement

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje dëbore.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore erë intensive me shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 4-6 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 12°C

 

në zona e ulëta 8 deri 18°C

 

Advertisement

në zona bregdetare 11 deri 18°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy