Reshjet e dëborës/ Prani ngricash në rrugën e Arbrit, kalimi në disa zona të Korçës bëhet vetëm me zinxhirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dëborës/ Prani ngricash në rrugën e Arbrit, kalimi në disa zona të Korçës bëhet vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës gjatë natës kanë sjellë edhe problematikat e para në vendin tonë.

 

Në Dibër, përveç pranisë së dëborës, ka pasur edhe ngrica.

 

Advertisement

Paraprakisht, mësohet se në aksin e rrugës së Arbrit Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve, për shkak të ngricave. Autoritet kanë apeluar drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm.

 

Një prej akseve problematike për të qarkulluar është edhe segmenti i Bypasit në tunelet e Qafë Murrizit. Ndërkohë pavarësisht pranisë së ngricave, rruga nuk është kriposur ende.

 

Advertisement

Edhe në qarkun e Korçës, prezenca e dëborës ka sjellë probleme. Deri tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por Qafa e Qarrit dhe në zonën e Dardhës kalimi bëhet vetëm me zinxhir. Trashësia e rrugëve të dëborës është deri në 25 cm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy