Reshjet e dendura/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në disa qytete, po punojmë për normalizimin e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në disa qytete, po punojmë për normalizimin e situatës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të situatës në vend, pas reshjeve të dendura të shiut. Sipas njoftimit, në aksin rrugor Skuraj-Burrel, ka ndodhur renie masive e gurëve dhe bllokim i rrugës. Aktualisht, rrugët janë pastruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet në fshatin Shkopet.

 

Në Mirditë, uji nga perroi Zmeja ka dalë nga shtrati në disa vende, shkaktuar prezencë të ujit në oborrat e disa banesave. Aktualisht, niveli i ujit është stabilizuar pas ndërhyrjes së strukturave lokale të emergjencave civile, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

 

Advertisement

Në Vlorë, ka pasur prezencë të ujit dhe inertesh në disa zona të vogla, por sipas njoftimit situata është në përmirësim dhe po punohet për normalizimin e plotë.

 

Në disa qytete të tjera si Kurbin, Kukës, Tropojë, Shkodër, Durrës dhe Sukth, janë raportuar disa vështirësi, por strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy