Reshjet e dendura në Shkodër/ Janë evakuar 159 persona, 2425 hektarë tokë ndodhen nën ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura në Shkodër/ Janë evakuar 159 persona, 2425 hektarë tokë ndodhen nën ujë

Bashkia Shkodër ka përditësuar informacionet në lidhje me situatën e motit të keq në qarkun verior.

 

 

 

Advertisement

Bëhet me dije se deri në orën 16:00, 159  persona janë evakuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjes nga reshjet e shumta të 24 orëve të fundit.

 

 

Një pjesë e tyre janë strehuar në ambjentet e konivkteve ndërsa të tjerë janë dërguar në banesat e të afërmve të tyre deri në përmirësim të situatës.

Advertisement

 

 

 

Nga informacionet, 2425 hektarë tokë rezultojnë të mbuluara, ndërsa qindra banesa të tjera kanë prezencë uji në oborre.

Advertisement

 

 

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

 

Advertisement

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

 

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 7.52 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95m. (Kuota max 7.50 m).

 

 

Advertisement

Bashkia Shkodër

 

Siperfaqe totale e përmbytur 2425Ha

 

Advertisement

 

Nj.A. Ana e Malit

 

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

 

Advertisement
  1. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 170 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 50cm ujë.

 

Advertisement

Nj.A.Velipojë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 155 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

 

Advertisement

Nj. A. Guri i Zi

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

 

Advertisement

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

 

Familje të evakuara:

Advertisement

 

Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

 

Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Advertisement

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

 

Advertisement

Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

 

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 455 banesa:

 

Advertisement
  1. Guri I Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 180 banesa, nga kto 20 ne biznese
  3. Lagja Nr.4, 15 banesa
  4. Lagja nr. 1, 10 banesa

 

 

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy