Reshjet e dendura të shiut/ Gjoni: Mundësi për përmbytje, ja si do jetë moti në vijim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura të shiut/ Gjoni: Mundësi për përmbytje, ja si do jetë moti në vijim

Reshjet e dendura të shiut rritin mundësinë për përmbytje.

 

Ekspertja e IGJEUM Anira Gjoni në një intervistë për Vizion Plus tha se reshjet me intensitet të lartë  kanë sjellë prurje të lumenjëve Buna, Drin dhe Mat si dhe të liqenit të Shkodrës.

 

Advertisement

Sipas saj, në datën 20 janar pritet që të ketë prurje të larta edhe në lumin Vjosë.

 

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, për shkak të reshjeve intensive të djeshme dhe të sotme, sjellin rritje të prurjeve të lumenjve Buna, Drin dhe Mat dhe të Liqenit të Shkodrës. Për shkak të këtyre, ne parashikojmë të ketë mundësi për përmbytje.

 

Advertisement

Prurje të larta mund të ketë edhe Vjosa në datën 20 për shkak të reshjeve të lartë që do ketë nesër. E gjithë pjesa tjetër e territorit, presim të kemi reshje të shtuara”, tha Gjoni.

 

Ekspertja e IGJEUM, thekson më tej se 5 vjeçarin e fundit, temperaturat kanë pësuar anomali, duke sjellë edhe çrregullim të stinëve.

 

Advertisement

Ngjarjet ekstreme të motit që na kanë shoqëruar në 5 vjeçarin e fundit na kanë shoqeruar me reshje shtiu, thatësira, tërmete në ditë të nxehta. Kemi pasur edhe temperature të larta në stinën e dimrit. Temperaturat janë në anomali.

 

 Ky është problem global që po përballet rajoni dhe Europa”, tha ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy