Reshjet e dendura të shiut/ Ja si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura të shiut/ Ja si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Gjatë 24 orëve në zonat e uleta dhe bregdetare ka patur reshje shiu me intensitet të ulët, kurse në zonen malore në lartesite mbi 400m kemi prezencë të dëbore dhe ngicave nga ulja e temperaturave.

 

Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi këtë situatë:
Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujit në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi sipërfaqe të tokës bujqësose dhe ato depresive me prezence ujit.

 

Advertisement

Hidrovorët janë në gatishmeri teknike për punë, në basenete e tyre, niveli i ujit është në kuata normale.
Në bashkinë Mirditë, kemi prezecë të dëbore, kryesisht në njësine adminitrative Fani, Orosh, Selit, Kaçinar dhe Kthelle, ku trashësia e saj varion 0.5-30cm.

 

Rruget rurale e bashkiake, janë të kalueshme. Disa segmente në njësitë administrative Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria është me zinxhirë. Bashkia sot ka organizuar punen për të nderhyrë në këto segmente.

 

Advertisement

Rruget nacionale dhe ajo e kombit, janë të kalushme pa probleme. Furnizimi me energji dhe ujë të pishëm është normalizuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy