Reshjet e shiut shuajnë zjarret/ Vetëm një vatër aktive në Shetaj të Durrësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e shiut shuajnë zjarret/ Vetëm një vatër aktive në Shetaj të Durrësit

Reshjet e shiut por edhe ulja e temperaturave duket se e kanë përmirësuar situatën e zjarreve në të gjithë vendin.

 

Sipas Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra.

 

Advertisement

Mësohet se 19 prej tyre janë shuar, ku në përballje me flakët janë angazhuar 192 persona nga forcat operacionale, zjarrfikëse etj.

 

Aktualisht vetëm një vatër zjarri është aktive, konkretisht ajo në fshatin Shetaj të Durrësit ku po punohet për izolimin e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy