Reshjet shkaktojnë përmbytje/ Probleme me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve në disa qytete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet shkaktojnë përmbytje/ Probleme me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve në disa qytete

Këto janë pamjet e qytetit të Vlorës këtë të enjte.

Si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut, të gjitha rrugët në lagjen 28 nëntori, atë Pavarësia dhe pranë zonës së Universitetit u pushtuan nga uji.

Niveli i ujit shkoi në disa centimetra ndërsa u shkaktuan vështirësi të shumta në qarkullimin e këmbësorëve dhe të automjeteve. Shkak për përmbytjet u bë bllokimi i pusetave.

Nga ana tjetër punonjësit e bashkisë kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.

Advertisement

Probleme nga përmbytjet u shënuan dhe në hyrje të autostradës që lidh Vlorën me Fierin.

Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë edhe lumi Ishëm rrezikon të dalë nga shtrati. Më të rrezikuar janë banorët e fshatit Murrqin në Krujë.

Ata akuzojnë autoritetet se nuk kanë marrë masa për të parandaluar përmbytjet.

 

Advertisement

Qytetar 1

Nuk kena ca flasim. Kena fol dhe shumë herë të tjera po gjithmonë nuk e ka von kush ujtin në zjarr për lumin tonë. As për ndotjen as për përmbytjen. Ore ka për të dalë e ka për të përmbytur njerëzit e lagjet. Nuk pyet kush për ne iku kjo punë. Mbi 40 familje.

Qytetar 2

Rrezikohemi se po na vjen tek shtëpia. Shteti duhet të marrë masa. Lumi ka qenë një metër më poshtë ka ardhur një metër më sipër. Thonë që do pastrohet lumi por nuk e di a është e vërtetë. 

Advertisement

 

E njëjta situatë paraqitet dhe në Elbasan, aty ku prurjet e përroit Zarranika janë shtuar ndjeshëm.

Nga reshjet e shiut u shkaktuan probleme dhe në aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë pasi në afërsi të fshatit Pishkash dhe tek kthesa e Murrashit ka patur rënie dherash  gjatë natës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy