
Pothuajse të gjitha monumentet e trashëgimisë kulturore në Durrës po restaurohen pas tërmetit të vitit 2019, duke u bërë më të forta dhe më funksionale për vizitorët.
Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj shprehet plani i restaurimit përfshin një sërë monumentesh, ndërsa për një pjesë, procesi ka përfunduar.
Advertisement
Rikonstruksioni i objekteve të trashëgimisë kulturore po financohet me fonde nga Bashkimi Evropian, ndërsa ndër projektet më të rëndësishme që veçon Ramohitaj është ai i rijetëzimit të Muzeut Arkeologjik në të tre katet e tij.
Aktualisht, restaurimi ka përfunduar vetëm për kullën C të murit rrethues të qytetit, i financuar nga ambasada amerikane dhe suedeze.
Advertisement