Revoltohet këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga: Maqedonasit na trajtojnë si njerëz inferiorë, janë përgjegjës për tragjedinë e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Revoltohet këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga: Maqedonasit na trajtojnë si njerëz inferiorë, janë përgjegjës për tragjedinë e Tetovës

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga, Fitnete Tuda, ka reaguar e revoltuar pas tragjedisë së Tetovës.

Ajo thotë se maqedonasit i trajtojnë si njerëz inferior shqiptarët, duke kthyer në spitale qendra të vjetra e të papërshtatshme, të cilat pastaj bëhen shkak për tragjedi si ajo e Tetovës.

“Është një papërgjegjësi totale, spitalet janë në gjendje të mjerueshme!

Kjo vlen për komunat shqiptare, po flas këtu për Strugën prej nga vi, ku nuk është investuar asgjë as nga niveli qendror as ai i komunal!

Advertisement

Infrastruktura, spitalet, ndërtesat e vjetra jasht çdo standardi!

Një spital i ngjashëm për Covid, si ai që u dogj në Tetovë është improvizuar edhe në Strugë!

Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë!

Përgjegjës është edhe faktori politik shqiptar që i ka sjellë në këtë gjendje komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni”, shkruan ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy