Rezervuari i Kurjanit po thahet/ Niveli i ujit në pikën kritike, rrezikohen fermerët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rezervuari i Kurjanit po thahet/ Niveli i ujit në pikën kritike, rrezikohen fermerët

Rezervuari i Kurjanit në Roskovec ndodhet në situatë kritike për shkak të rënies së nivelit të ujit.  I mbetur në nivelin minimal të kufirit të 2.8 metrave ai po thahet, duke rrezikuar tokat e fermerëve të fshatrave përreth.

 

VIKTOR KOLA

PËRGJEGJËS NË DREJTORINË E UJITJES DHE KULLIMIT

Advertisement

 Kjo ka ardhur si pasojë e mungesave të shirave dhe rezervuari nuk e ka arritur kapacitetin. Situata është alarmante, sepse ky rezervua ka shumë funksione, uji tij duhet dhe në emergjenca si në raste zjarresh.

 

Sipas Kolës portat e rezervuarit nuk mund te hapen pa miratimin e bordit të ujitjes dhe kullimit, ndërkohë që fermerëve po u rrezikohet prodhimi, prandaj ata kërkojnë bashkëpunim.

 

Advertisement

Sot , në kushtet e temperaturave të larta, që njohin rritje nga viti në vit nevojat e fermerëve për ujitje janë të shumta, ndaj bordi i ujitjes duhet ta menaxhoje sa më mirë atë sasi uji që ka rezervuari për të përmbushur nevojat

 

Thatësira e viteve të fundit ka bërë që kapaciteti ujëmbajtës i rezervuarit të ulet ndjeshëm, por edhe keqmenaxhimi ndër vite i rezervuarit ka bërë të vetën, duke ulur nivelin ujëmbajtës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy