Rezoluta për Ukrainën/ Reagon Rama: Disa politikanë e analistë e mbrojnë për të sulmuar qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rezoluta për Ukrainën/ Reagon Rama: Disa politikanë e analistë e mbrojnë për të sulmuar qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezolutës të depozituar nga deputetët e Berishës, në Kuvend, në mbrojtje të Ukrainës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i përgjigjet teksa thekson se ata po mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë.

 

Advertisement

“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës.

Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy